BMW prezantoi modelin e ri X4 Crossover
Prodhuesi i njohur i makinave “BMW” ka prezantuar zyrtarisht crossover-in e ri X4, duke u bazuar në modelin X3 dhe duke u frymëzuar nga modeli X6. Automjeti është i pajisur me një grilë agresive të përparme, përgjatë së cilës ndodhen dritat e dyfishta këndore dhe ato të mjegullës.
Vija e lakuar e çatisë na kujton stilin klasik të modelit Coupe sportiv, ndërsa në pjesën e pasme hasim dritat LED në formë të shkronjës “L”. Makina është më e gjatë 14mm dhe 36mm më e ulët se modeli X3. Hapësira për pasagjerëve është e dekoruar në mënyrë të ngjashme si te modeli X3 dhe është e pajisur me detaje të aluminit dhe korniza me ngjyrë të zezë me shkëlqim në panelin e kontrollit.
Ulëset e pasme janë të ndara në raport, 40:20:40, kurse me palosjen e tyre, kapaciteti i bagazhit rritet në 1.400 litra. Nën kapak do të ketë në dispozicion një gamë të gjerë të motorëve, duke përfshirë motorët 2.0 dhe 3.0-litër me 4 dhe 6 cilindra, TwinPower Turbo, fuqia e të cilëve sillet prej 184 deri në 313 kuaj fuqi, ndërsa zhvillojnë 270-630 Nm momente rrotulluese. Modeli i ri, BMW X4, do të kaloj në prodhim gjatë kësaj pranvere.
0 comments:
Post a Comment