Komiteti ekzekutiv i FIFA-së ka përkrahur zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës nga miqësorja e parë me Haitin. 

Në mbledhjen e sotme të Komitetit ekzekutiv (KE) të FIFA-së në Zurich ndër të tjera është diskutuar edhe për Kosovën dhe futbollin e saj. KE i FIFA-së ka ratifikuar vendimin e komitetit të tij ekzekutiv nga 13 janari kur iu lejuan anëtarëve të FIFA-së zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare miqësore me klubet dhe përfaqësueset e Kosovës.
“Komiteti ekzekutiv ka ratifikuar vendimn e komisionit për emergjenca të FIFA-së për ndeshje miqësorë ku janë të involvuar klubet dhe ekipet përfaqësuese të Federatës së futbollit të Kosovës dhe vuri në dukje mënyrën e qetë të zhvillimit të ndeshjes miqësore me Haitin që kishte aprovuar FIFA për debutim në skenën ndërkombëtare më 5 mars në Mitrovicë”, thuhet në informatën për media nga FIFA.
 Përkrahja i jep mbështetje të drejtës elementare të Kosovës për përfaqësim ndërkombëtare, ndërkohë që shuan kërkesat shoviniste të Federatës së futbollit të Serbisë, e cila i kërkoi ditë më parë FIFA-së të tërhiqet vendimi në fjalë

0 comments:

Post a Comment

 
Sport 24h © 2013. All Rights Reserved. Powered by Blogger Shared by Themes24x7
Top