Pesë vjet më parë, “Peugeot” prezantoi një crossover të ri 3008. Që nga ajo kohë, në të gjithë botën janë shitur rreth 500.000 kopje, e cila është dy herë më shumë se sa kishte planifikuar fillimisht kompania automobilistike franceze, kurse tregjet më të njohura janë ato lokale dhe kineze.
Megjithatë, që atëherë kanë kaluar pesë vjet dhe modeli 3008 ka filluar “të tregojë” moshën e tij përkundër modeleve të popullarizuara 208 dhe 308, të paraqitura në kohët e fundit dhe nga konkurrenca moderne në formën e futur së fundmi si Nissan Qashqai, Peugeot ka kuptuar se duhet ripërtërirë përfaqësuesit e tyre, nëse dëshiron të vazhdojë suksesin.
Ndryshimi më i madh mund të shihet në pjesën e përparme, ku modeli 3008 mori një dizajn të ngjashëm me modelet e tjera të gjigantit francez. Dritat e përparme tani janë LED, duke i ofruar këtij crossover-i një linjë “Premium”, ndërsa maska është identike me atë që mund të gjendet në modele e tjera të kompanisë.
Derisa modeli 3008, në të kaluarën nuk mund të quhej tërheqës, modeli rinovuar sigurisht përmirëson imazhin e tij dhe do të duhej të merr një reagim të mirë nga blerësit potencial.
Zgjedhja e pajisjeve standarde është rritur gjithashtu, në mënyrë që Bluetooth-i tani është standard në të gjitha modelet, kurse disa modele siç është Allure, ofron sistem satelitor të navigacionit dhe një kamerë në pjesën e pasme si bazë standarde. Për sa i përket mekanikës, “Peugeot” pret që shumica e blerësve të përcaktohen për motorin me naftë 1.6l, i cili zhvillon 114 KF dhe 271 Nm momente rrotulluese, kurse fuqia transmetohet në rrotat e para përmes një marshi manual me gjashtë shpejtësi.
Mirëpo Peugeot 3008, nuk mund të krenohet me përshpejtimin deri në 100 km/h për 13.6 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 179 km/h, por sigurisht që impresionon me karakteristikat e tjera.
Konsumi i karburantit është vetëm 4.9 litra në 100 kilometra dhe si shumica e automjeteve franceze, modeli 3008 është praktik, i rehatshëm dhe i lehtë për ngasje. Enterieri është i cilësisë solide dhe ofron 512 litra hapësirë ??të bagazhit me ulëset e ngritura, ose 1,604 litra me ulëset e palosura poshtë.
Do të përmendim se “Peugeot” ofron edhe disa opsione për motorët, siç janë motorët me benzinë 1.6l me 118 dhe 154 KF, si dhe motorët me naftë 2.0l me 148 dhe 161 KF, duke përfshirë marshin automatik me gjashtë shpejtësi. Problemi më i madh i modelit 3008 qëndron në konkurrentin e tij, Qashqai-n e lartpërmendur, i cili është model i ri, krahasuar me rivalin e ripërtërirë francez. Megjithatë, “Peugeot” beson se tregu ka shumë konsumatorëve potencial të cilët vlerësojnë gjithçka që ofron modeli 3008 dhe pritet që përfaqësuesi i tyre të vazhdojë me suksese.
1. Shpejtësia
Peugeot 3008, nuk mund të krenohet me përshpejtimin deri në 100 km/h për 13.6 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 179 km/h, por sigurisht që impresionon me karakteristikat e tjera
2. Harxhimet
Konsumi i karburantit është vetëm 4.9 litra në 100 kilometra dhe si shumica e automjeteve franceze, modeli 3008 është praktik, i rehatshëm dhe i lehtë për ngasje
3. Enterieri
Enterieri është i cilësisë solide dhe ofron 512 litra hapësirë ??të bagazhit me ulëset e ngritura, ose 1.604 litra me ulëset e palosura poshtë
Motori
“Peugeot” pret që shumica e blerësve të përcaktohen për motorin me naftë 1.6l, i cili zhvillon 114 KF dhe 271 Nm momente rrotulluese

0 comments:

Post a Comment

 
Sport 24h © 2013. All Rights Reserved. Powered by Blogger Shared by Themes24x7
Top