Prodhuesit Amerikane e automjeteve kanë prezantuar supermakinat në panairin e Detroitit të mbajtur ditë me parë. Ford Mustang, Corvette dhe Viper janë makinat të cilat kanë shkruar historinë e Shteteve të Bashkuara. Çdo model i ri tërheq të pasionuarit e supermakinave.
Prodhuesit Amerikane e automjeteve kanë prezantuar supermakinat në panairin e Detroitit të mbajtur ditë me parë. Ford Mustang, Corvette dhe Viper janë makinat të cilat kanë shkruar historinë e Shteteve të Bashkuara. Çdo model i ri tërheq të pasionuarit e supermakinave Në sallonin e makinave në Detroit, Chevrolet ka prezantuar Corvette Z06, versionin më të shpejtë i cili posedon motor 6.2L, V8 dhe ka një super performancë me 625 kuaj fuqi, ndryshe nga versioni paraprak kjo veturë ka fuqi prej 37 % me të madhe nga paraardhësi i tij,po ashtu transmisioni është i dizajnuar ndryshe nga modeli paraprak. Corvette Z06 është me transmision automatik dhe ka 8 shpejtësi me sistem hidraulik i kontrolluar në mënyrë automatike. Z06 nuk do të mbërrijë të dilerat e shitjes deri në fillim të vitit 2015.
Ford Mustang, makina sportive është më e përdorura nga amerikanët. Mustang-u i ri është ridizajnuar, por
ka mbajtur disa nga karakteristikat e saj të veçanta. Ford e ka projektuar atë që të jetë e ngjashme me modelin klasik 1969 Mustang. Versioni i fundit vjen me një motor të fuqishëm V8 dhe me disa përmirësime të tjera, duke përfshirë një tren valvular dhe cilindër që sjellin 420 kuaj-fuqi. Makina pritet të dalë në treg në fund të këtij viti.
Dodge Viper është një nga makinat më të habitshme në rrugë për çdo vozitës. Dodge ka zgjeruar formacion e tyre duke paraqitur një opsion të ri Grand Touring. Kjo makinë përmban çift rrotullues më të vogël dhe me efikasitetit me të mirë karburantit.Prodhuesi më tej pretendon sa kanë rrit aftësinë e makinës në mënyrë tëpërgjithshme, duke e bërë Viper Grand Touring një makinë të superfuqishme. Ne Detroit Motor Show dite me parë tregoj se ky automjet përmban opsionetme të modernizuara dhe nivel më të mirë të pajisjeve, ndërsa opsionet e rritjes së performancës pretendohet se janë shtuar.



0 comments:
Post a Comment